VIDEO/ Ish-sulmuesi i Milanit gjen rrugën e rrjetës, Rashica i kundërpërgjigjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 20:26

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Milanit gjen rrugën e rrjetës, Rashica i kundërpërgjigjet

Një ndeshje spektakolare është luajtur në Bundesligën gjermane, mes Frankfurtit dhe Verderit.

rashioca

Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 2-2, por dy golat e fundit janë shënuar brenda tre minutave.

Kur rezultati ishte 1-1, ish-sulmuesi i Milanit, Andre Silva ka shënuar golin e epërsisë, në minutën e 88-të. Por, Milot Rashica nuk kishte thënë ende fjalën e fundit.


Nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e parë të shtesës, shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat.

Kështu skuadrat kanë ndarë nga një pikë, që nuk është se iu ka bërë shumë punë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"