VIDEO/ Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet, shënon dopietë me skuadrën e tij. Feston para tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 11:25

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet, shënon dopietë me skuadrën e tij. Feston para tifozëve

Besart Berisha nuk di të ndalet në Australi. Ish-sulmuesi i Kombëtares, vazhdon të shënojë me skuadrën e tij, Uester Junajtid. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, ku ka shënuar jo një gol, por dy.

BESART BERISHA

Uestern Junajtid fitoi 4-1 në kampionat ndaj skuadrës së Makartur, ndërkohë që dy prej golave u shënuan nga Berisha. Shqiptari shënoi golin e dytë dhe të 4-t të ndeshjes. Ky është goli i tretë për 35-vjeçarin për 2021, teksa arriti të shënojë edhe javën e kaluar.

Ndonëse vitet e tij mbi supe shtohen, Berisha vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola pa u ndalur. Kujtojmë se ndeshjet në Australi luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh.

PAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"