VIDEO/ Ish-portieri i Tiranës i përgjigjet Marselos, kryen me sukses sfidën e brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 17:24

VIDEO/ Ish-portieri i Tiranës i përgjigjet Marselos, kryen me sukses sfidën e brazilianit

Ish-portieri i Tiranës në Superiore, që tashmë luan me Dritën në Kosovë, Edvan Bakaj, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një rast të veçantë nga ndeshja e djeshme kundër KEK-ut.

Në minutën e 84-t, teksa ndeshja po fitohej thellë nga ekipi i Dritës, në drejtim të tij u kthye një top i gjatë nga shoku i ekipit. Dhe Bakaj, e ndaloi në një mënyrë spektakolare topin, një veprim që kohët e fundit është kthyer në trend, sepse është mbrojtësi i Realit, Marselo, që e ka postuar edhe ai disa herë në rrjetet sociale, duke e kthyer si një lloj sfide për lojtarët e tjerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"