VIDEO / Ish-mesfushori i Milanit merr të verdhë për një driblim, Nejmar acarohet: Po i vjen fundi “Joga Bonito”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 15:39

VIDEO / Ish-mesfushori i Milanit merr të verdhë për një driblim, Nejmar acarohet: Po i vjen fundi “Joga Bonito”

Ndeshja e mbrëmshme mes Olimpik Lionit dhe Trua në kampionatin francez pa në fundin e saj një episod shumë interesant, sa edhe të çuditshëm. Ish-mesfushori i Milanit, Lukas Pakueta, tashmë pjesë e Lionit, u mundua të driblonte në shtesë një kundërshtar duke i kaluar topin mbi kokë me finte.

pakueta nejmar

Për këtë gjest teknik ai fitoi një… karton të verdhë. Gjyqtarja Stefani Frapart me sa duket e cilësoi të tepruar një veprim të tillë kur ishin minutat shtesë të takimit, edhe pse Pakueta e tenton shpesh një gjë të tillë në ndeshje. Ndaj ajo i tregoi kartonin e verdhë, mes çudisë të të gjithëve.


Një ngjarje që ka acaruar edhe bashkëkombësin e Pakueta, Nejmar, i cili duke lënë pas rivalitetin mes PSG dhe Olimpik Lion, i ka dalë në mbrojtje. “Shumë i trishtuar për këtë episod, një i verdhë për faj të një driblimi. “Carretilha” (biçikleta) është një gjest teknik, pavarësisht minutës në të cilin ndodh. Vitin e kaluar më ndodhi mua, këtë vit i ndodh Pakueta. Të them të drejtën nuk e kuptoj arsyen! Të famshmes “Joga Bonito” (lojë e bukur) po i vjen fundi”, shkruante Nejmar në rrjetet sociale.

nejmar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"