VIDEO/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shkëlqen në Suedi, shënon dhe udhëheq ekipin e tij drejt fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 19:58

VIDEO/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shkëlqen në Suedi, shënon dhe udhëheq ekipin e tij drejt fitores

Fidan Aliti duket në një formë të shkëlqyer në Suedi, atje ku luan për skuadrën e Kalmarit, tek e cila kaloi nga Skënderbeu në shkurt të vitit të kaluar.Aliti

Mbrojtësi kosovar ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke kaluar në avantazh ekipin e tij ndaj Elfborgut.

Aliti pas një krosimi të marrë nga goditja e këndit, në minutën e 14’ ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores.

45 minutat e para janë mbyllur me këtë rezultat, me Kalmarin që shpreson ta ruajë avantazhin deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"