VIDEO / Ish-gjyqtari i FIFA-s nuk u beson syve: I papranueshëm goli i Portos ndaj Milanit, një gabim i rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 0:49

VIDEO / Ish-gjyqtari i FIFA-s nuk u beson syve: I papranueshëm goli i Portos ndaj Milanit, një gabim i rëndë

Milani ka dalë kokulur nga “O’Dragao” i Portos, i mundr me shifrat 1-0 nga ekipi vendas në Ligën e Kampioneve. Por përtej lojës së dobët, skuadra kuqezi ka dalë nga fusha me polemika pasi pretendon se gjyqtari Feliks Brysh, duhej t’i kishte kushtuar më shumë rëndësi në VAR kontaktit mes Benaser dhe Taremi para se Diaz të shënonte golin e vetëm të sfidës për portugezët.

errerrereer

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Graciano Çezari, ka analizuar atë episod dhe e cilëson një gabim të rëndë që nuk është kthyer goli.

“Benaser sheh gjithmonë topin, ndërhyrja e Taremi është e parregullt. Mesfushori i Milanit kërkon topin ndërsa sulmuesi i Portos sheh vetëm kundërshtarin për të marrë në zotërim topin.


VAR-i duhej të ndihmonte gjyqtarin, një gabim i tillë është i papranueshëm. Gjyqtari e sheh episodin, por është larg. Por ky është një gabim i qartë dhe i dukshëm. Ky është një gabim i rëndë!”, tha Çezari për situatën në fjalë.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"