VIDEO/ Ish-futbollisti i Tiranës i tërbon të gjithë, realizon me goditje “alla Kuarezma”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 13:43

VIDEO/ Ish-futbollisti i Tiranës i tërbon të gjithë, realizon me goditje “alla Kuarezma”

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Klisman Cake ka shënuar një supergol me fanellën e Strugës në Maqedoninë e Veriut duke kujtuar futbollistin portugez Rikardo Kuarezma.

cake

22-vjeçari ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 57-të të takimit, duke lëshuar një predhë me të jashtmen, gjuajtje ndaj të cilës portieri i Rabotnickit nuk kishte asnjë shans ta priste.

Ky ishte dhe goli i vetëm dhe i fitores për Strugën i shënuar nga mbrojtësi shqiptar. Klisman Cake është futbollist i dalë nga akademia e Tiranës.

22-vjeçari u aktivizua për dy sezone te bardheblutë, para se të transferohej te skuadra 3 sezone më parë ku ka fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"