VIDEO/ Ish-futbollisti i Kukësit “makineri golash”, i dhuron fitoren Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 21:06

VIDEO/ Ish-futbollisti i Kukësit “makineri golash”, i dhuron fitoren Kosovës

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, është shndërruar në një “makineri golash”. Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, ka gjetur rrugën e rrjetës me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës, duke i dhuruar 3 pikë “dardanëve” në përballjen ndaj Andorrës që u fitua me rezultatin 1-0. Pas një harkimi nga e djathta, bomberi Daku nuk fali brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.

bandicam 2020-10-13 21-02-04-770

Kujtojmë që në Superligën e Kosovës, 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë i momentit, duke realizuar plot 10 herë në 5 ndeshje me Ballkanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"