VIDEO/ Ish-futbollisti i Bajernit ndëshkon Laçin, kurbinasit mposhten me përmbysje në Qipro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 20:55

VIDEO/ Ish-futbollisti i Bajernit ndëshkon Laçin, kurbinasit mposhten me përmbysje në Qipro

Laçi doli i mundur nga sfida e parë në turin e parë eliminator të Europa League, ndaj qipriotëve të Anorthosis. Ekipi i Prengës, u mund me përmbysje rezultati në qytetin e Larnakës.

bandicam 2018-07-12 20-49-12-134

Ishte Hoxhallari ai që gjeti golin e avantazhit, pas një goditje këndi të Lushkjas, dhe përfitoi në zonë ku i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes. Pjeas e parë u mbyll me këtë rezultat, por më pas, me fillimin e të dytës, erdhi dhe përmbysja.

Gjithçka ndodhi në harkun e 7 minutave, ku në fillim ishte Pranjiç, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut në sezonet 2009-2012 që barazoi me penallti, ndërsa në të 59-tën, Sise shënoi golin e dytë dhe të fitores për Anorthosis.

 

 

Anorthosis-Laçi 2-1

GOL: Pranjiç 52′ , Sise 59′ / Hoxhallari 21′

 

Mbyllet sfida. Anorthosis-Laçi 2-1

90’ Largohet nga fusha e lojës Hadroj, Prenga aktivizon Xhixhën.

86’ Mundësi e artë, topi mbetet në zonë pas një ngatërrese nga goditja e këndit, por Uzuni nga pak metra godet jashë portës.

81’ Zëvendësimi i dytë te Anorthosis. Del nga fusha Mikeltadze, futet Englezu.

78’ Rast i mirë për Laçin, është Hoxhalari që harkon nga njo goditje dënimi drejt e në zonë, dhe topi që shkon për në portë ndalet nga portieri vetëm në çastin e fundit.

75’ Provon sërish sulmi i Anorthosis, për Selmani nga fare pak metra bën heroin.

67’ Përsëri të rrezikshëm qipriotët. Mikeltadze provon nga distanca, por topi devijohet në këndore.

59’ GOOOL Sise shënon pas një goditje këndi. Topi mbetet në zonë, dhe numri 24 i qipriotëve nuk fal nga fare pak metra.

52’ GOOOL Anorthosis barazon me penallti. Selmani gjen krahun e Pranjiç, por nuk e kap dot sferën.

51’ Penallti për Anorthosis, për faull të Shtubinës ndaj Mikeltadze në zonë.

50’ Laçi niset në një kundërsulm, dhe është Lushkja ai që provon nga jashtë zone, por topi mbi traun e portës.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Anorthosis-Laçi 0-1

45′ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

44’ Karton i verdhë edhe për Econimides, të sapo futur në fushë.

42′ Karton i verdhë për Kendes, për ndërhyrje me taka ndaj kundërshtarit.

42’ Mikeltadze rrëzohet në zonë nga Hoxhallari, qipriotët kërkojnë penallti, por për arbitrin asgjë.

34’ Zëvendësimi i parë për Anorthosis, largohet Igiebor i dëmtuar, futet Economides

21’ GOOOL Laçi zhbllokon rezultatin. Është Hoxhallari, i ardhur në huazim nga Tirana, që shënon pas një goditje këndi, pas krosimit të Lushkjas.

18’ Rajo harkon në zonë për ekipin vendas, por është mbrojtja kurbinase ajo që largon rrezikun nga zona.

4’ Rasti i parë për skuadrën qipriotë, por Selmani devijon topin që shkonte drejt portës.

1′ Nis ndeshja në Larnaka.

 

FORMACIONET

Anorthosis: Felgueiras, Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze, Gjurish, Zhoao Viktor, Cise, Soteriu, Pranjiç, Igiebor.

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Gjoni, Sefgjini, Hadroj, Jonuzi, Lushkja, Eller, Shtubina, Uzuni, Kendes.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"