VIDEO/ Ish-bomberi i Interit var “këpucët në gozhdë”, ja mesazhi prekës i tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 19:21


VIDEO/ Ish-bomberi i Interit var “këpucët në gozhdë”, ja mesazhi prekës i tij…

Xhampaolo Pacini tërhiqet nga futbolli i luajtur. Pas një karriere të pasur me skuadra si Fiorentina, Sampdoria, Atalanta, Verona, Levante, ku kulmoi dhe me transferimin tek dy skuadrat e Milanos si tek Interi dhe tek Milani shkëlqeu me paraqitjet e tij.

pacini inter

Ish-bomberi var “këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare. Pacini këtë lajm e ka publikuar vetë në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku ka postuar një video me golat e tij më të bukur me skuadrat ku është aktivizuar por edhe me një mesazh për futbollin:

“Mirupafshim Futboll. Kanë kaluar më shumë se 30 vite që kur jemi njohur së bashku. Isha një fëmijë kur kam prekur me dorë topin dhe që nga ajo kohë deri tani u bë për mua “një mik i pandarë”. Isha një fëmijë si të gjithë, me një jetë q m priste përpara dhe mijëra ëndrra në sirtar që shpresoja të bëhesha një futbollist në Serinë A.

pacini milan

Shikoja kampionët e mëdhenj në televizor dhe me to ëndërroja fanelën e kaltër të kombëtares, magjinë e stadiumeve të tejmbushura dhe Champions Ligën: por kurrë nuk e imagjinoja që një ditë kjo do të bëhej realitet dhe falë tyre kam përjetuar kaq shumë emocione.

Ai djalosh ngadalë-ngadalë u bë i madh dhe falë teje kam realizuar  një nga një ëndrrat dhe e di se çfarë të them? ‘Ishte aq e bukur sa e imagjinoja.’ Tani kemi ardhur në momentin për të të lënë dhe pushuar, dhe mendoj se është e drejtë kështu. Do doja të vazhdoja edhe për pak emocionet që vetëm ti mund të mi jepje.

pacini fiorentina

Mbase po, djaloshi që ishte brenda meje do vazhdonte ta bënte, por burrëria më thotë se ka ardhur momenti i duhur për tu përshëndetur edhe spe gjithçka do më mungojë edhe pas 20, 30, 40 vitesh.

pacini sampdoria

Kështuqë, faleminderit për gjithçka! Ishte një rrugëtim i çmendur (PAZZesco).”, përfundon postimin e tij Xhampaolo Pacini.


PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com