VIDEO/ Inzagi e zëvendësoi në minutën e 30-të, Bastoni nuk përmbahet dhe godet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 14:33

VIDEO/ Inzagi e zëvendësoi në minutën e 30-të, Bastoni nuk përmbahet dhe godet…

Interi pëson një tjetër humbje në kampionat, teksa zikaltërit janë mposhtur me përmbysje 3-1 ndaj Udinezes në stadiumin “Dacia Arena” të Friulit, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

BAS 1

Në fillim për ekipin e Inzagit shënoi në minutën e 5′, Nikolo Barela me një “magji” në një goditje dënimi.

Shifrat u barazuan në minutën e 22′ me Milan Skriniar, i cili shënoi në portën e tij.

Përmbysja erdhi në minutën e 84′ me autor Bijol, ndërsa vulosja e takimit u bë në minutën e 90+3′ me Arslanin që zhyti Interin në një krizë të thellë.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishin dy zëvendësimet e Simone Inzagit në minutën e 30′ që befasuan jo pak të gjithë opinionin publik dhe tifozët zikaltër.

Tekniku italian ndërroi menjëherë Henrik Mikitarjanin dhe Alesandro Bastonin për t’i bërë vend Federiko Dimarkos dhe Roberto Galiardinit.

Menjëherë pas zëvendësimit, mbrojtësi Bastoni iu drejtua pankinës së Interit dhe i acaruar me vendimin e trajnerit Inzagi ia shfryu pankinës duke e goditur me shpinën e tij disa herë.

Një video që u bë menjëherë virale në rrjet.

Interi pëson disfatën e tretë në Serinë A këtë sezon, ku pas Udinezes, nënkampionët e Italisë janë mposhtur edhe me Lacion në transfertë dhe me Milanin në derbi.

Në shtatë javë kampionat, zikaltërit pozicionohen në vendin e shtatë me 12 pikë të grumbulluara.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"