VIDEO/ Inzagi del kokulur nga Olimpiko, Lacio mposht Interin mes sherrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 20:00


VIDEO/ Inzagi del kokulur nga Olimpiko, Lacio mposht Interin mes sherrit

Ndeshja midis Lacios dhe Interit ka qenë një spektakël i vërtetë ku janë shënuar plot 4 gola, por në fund triumfues kanë dalë bardhekaltrit. 

bandicam 2021-10-16 19-59-19-667

Interi kaloi e para në avantazh me Perisiç në minutën e 13-të, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Barela pas një kontakti me Hysajn në zonë. Pjeas e dytë nisi vrullshëm për Lacion, që gjithashtu barazoi me 11-metërsh.

Bastoni preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. 10 minuta nga fundi, Filipe Anderson dërgon Lacion në avantazh por shpërthen një sherr i madh në fushë, pasi zikaltrit pretenduan për mungesë të Fair Play pas një faulli në dëm të Di Markos.

Megjithatë, Milinkoviç Saviç i dha goditjen e fundit Inzagit duke shënuar golin e tretë dhe të nokautit. Sarri arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur kampionët e Italisë në një ndeshje mjaft të luftuar.

FT/ LACIO-INTER 2-1

Imobile 64′ (pen), Anderson 81′ , Milinkoviç Saviç 91′ / Perisiç 13′ (pen)

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO: Reina, Marusiç, Luiz Felipe, Patrik, Hysaj, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Basiç, Felipe Anderson, Imobile, Pedro, Trajner: M.Sarri

INTER: Handanoviç, Skriniar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Galiardini, Di Marko, Perisiç, Xheko, Trajner: S.Inzagi

PANORAMASPORT.AL