Video / Interi, vetëm barazim me Shalken. Në fushë edhe Avdijaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 15:49

Video / Interi, vetëm barazim me Shalken. Në fushë edhe Avdijaj

Turneu aziatik i Interit ka filluar me një barazim 1-1 kundër Shalkes, por Luçiano Spaleti ka pse të buzëqeshë pas provës që dhuroi skuadra e tij.

C_29_articolo_1163667_upiImgLancioOriz

Pjesa e parë mes dy skuadrave nuk kishte shumë emocione, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte ekipi gjerman që shënoi i pari me anë të Kalixhiurit, i cili kaloi pa probleme Nagatomon para se të çonte sferën në rrjetë.

Por Interi arriti të reagonte dhe barazoi falë një goli të shkëlqyer të Muriojos, kur mbeteshin 15 minuta nga fundi i ndeshjes. Rezultati nuk ndryshoi më, ndërsa duhet theksuar se në këtë sfidë u aktivizua në minutën e 82-të edhe Donis Avdijaj.

avdijaj tedesko

Sulmuesi duket se ka lënë pas krahëve dënimin që i dha trajneri Tedesko pak ditë më parë dhe do të mundohet të tregojë në fushën e lojës se meriton hapësira me klubin gjerman në këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"