VIDEO/ Interi triumfon mes vuajtjesh në Venecia, zikaltrit -1 nga kreu Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 22:40

VIDEO/ Interi triumfon mes vuajtjesh në Venecia, zikaltrit -1 nga kreu Serisë A

Interi ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Venecia, sfidë që u vendos nga dy episode, një gol nga distanca i Çalhangolus dhe një penallti e shndërruar në gol nga Lautaro Martizez. 

calhanoglu

Skuadra e Inzagit pati raste të shumta për shënim, por goli i parë erdhi vetëm në minutën e 34-ët nga një perlë e Çalhangolu. Pjesa e dytë, ishte e mbushur me raste për zikaltrit, por presioni për fitore ndehej te skuadra e Inzagit që kishte frikën e pësimit të golit.

Goli i qetësisë erdhi vetëm në minutën e 96-të, ku pas një këmbëngulje të Lautaros në zonë, gjyqtari akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë niset ”El toro” që ndryshe nga sfida me Milanin, nuk gaboi duke shënuar në ndeshjen e dytë radhazi.

Një 3 pikësh i artë për Interin që e shikon veten në -1 pikë nga kreu i Serisë A që udhëhiqet nga Milani dhe Napoli që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh.

RENDITJA

seria a

FT/ VENECIA- INTER 0-2

34’ Çalhanoglu, 90+6′ Lautaro 


FORMACIONET ZYRTARE

inter

FORMACIONET ZYRTARE

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"