VIDEO/ Interi pranë zyrtarizimit të goditjes së parë, mesfushori i Serisë A kryen vizitat mjekësore me zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:40

VIDEO/ Interi pranë zyrtarizimit të goditjes së parë, mesfushori i Serisë A kryen vizitat mjekësore me zikaltërit

Interi duket të jetë shumë pranë zyrtarizimit të goditjes së pare në merkato me ish-mesfushorin e Romës, Henrik Mikitarjan që po kryen vizitat mjekësorë me zikaltërit.

MIKITARJAN

33-vjeçari është parë në qendrën mjekësorë “Humanitas” për të kryer testet fizike përpara firmës në kontratën e re me klubin.

Armeni do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri dhe do të jetë kështu goditja e parë e merkatos për Interin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"