VIDEO/ Interi nuk fal në ndeshjen e fundit të kampionatit, zikaltrit festojnë titullin me “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 23:14

VIDEO/ Interi nuk fal në ndeshjen e fundit të kampionatit, zikaltrit festojnë titullin me “manita”

Interi ka arritur të marrë një triumfit me goleadë 5-1 kundër Udinezës ne ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Serisë A.

inter

Zikaltrit shkëlqyen në ndeshjen e fundit, teksa në këtë ndeshje realizuan 5 futbollistë të ndryshëm.

Siparin e golave e hapi mbrojtësi i krahut, Eshli Jang i cili kaloi në avantazh zikaltrit pas një asisti nga Lautaro në minutën e 8-të të takimit. 1 minutë nga fundi i pjesës së parë ishte mesfushori danez, Kristian Eriksen i cili dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë zikaltrit ju falën golave të Lautaro, Perisiç dhe Lukaku për të festuar titullin me një “manita”. Zikaltrit ngrenë kështu trofeun duke u shpallur kampion  të Serisë A për herë të 19-të në historinë e klubit zikaltër.

 

 

FT| INTER 5-1 UDINEZE

Jang 8′, Eriksen 44′, Lautaro 55′, Perisiç 65′, Lukaku 72’/ Perreira 78′

“Perla” e Kristian Eriksen on Vidnews.

Goli i Jang on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Handanoviç; D’Ambrozio, Ranokia, Bastoni; Hakimi, Vesino, Galiardini, Sensi, Jang; Lautaro Martinez, Pinamonti. Trajner: Antonio Konte.

UDINEZE – (3-5-1-1): Muso; Bekao, Bonifazi, Samir; Molina, De Pol, Uollas, Larsen, Zigelar; Perejra; Okaka. Trajner: Luka Goti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"