VIDEO/ Interi mund mes vuajtjesh skuadrën e shqiptarëve, një supergol i jep tre pikët e radhës zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 22:22

VIDEO/ Interi mund mes vuajtjesh skuadrën e shqiptarëve, një supergol i jep tre pikët e radhës zikaltërve

Interi ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur në transfertë Empolin me rezultatin 0-1.

inter

Për vendasit u aktivizuan tre shqiptarë nga minuta e parë. Berisha, Ismajli dhe Shpendi bënë çmos që të merrnin një rezultat pozitiv në këtë takim, por një supergol i Dimarkos në minutën e 51’ i dha tre pikët zikaltërve.

Kështu Interi vazhdon të jetë në vendin e parë me pikë maksimale, ndërsa Empoli vazhdon të jetë në vendin e fundit pa asnjë pikë dhe gjithashtu pa asnjë gol të shënuar.

EMPOLI 0-1 INTER

Dimarko 51′

NGJARJET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Interit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

79′ Shpendi largohet nga fusha dhe në vendin e tij hyn Matia Destro.

66′ Ranokia provon me një gjuajtje të rrezikshme, por Zomer i mohon golin vendasve.

51′ GOOOL INTER 1-0/ Dimarko lëshon një gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe e çon topin në trekëndësh. (VIDEO)

51′ Zëvendësim i detyruar te Empoli. Largohet Ismajli i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Valukievix.

50′ Dimarko godet brenda zonës dhe Berisha e ndal duke e çuar topin në këndore. (VIDEO)

47′ Shpendi hyn në zonë dhe arrin të godasë me vështirësi, me tentativën tij që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë!

40′ Fratezi hyn në zonë dhe godet, me Berishën që tregohet i vëmendshëm dhe ndal topin në dy kohë. (VIDEO)

38′ Lautaro futet në zonë dhe provon të godasë, por tentativa e tij ndalet nga Isamjli.

35′ Turam godet dhe e çon topin në rrjtë, por pozicioni i francezit ishte i parregullt. (VIDEO)

26′ Açerbi ndërhyn ashpër ndaj Shpendit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

12′ Dimarko provon me një gjuajtje nga disatnca, me Berishën që arrin ta ndalë siç duhet. (VIDEO)

10′ Darmain provon me kokë, por Ismajli i mohon golin në vijën fatale mbrojtësit të Interit. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

EMPOLI: Berisha, Ebuehi, Ismajli, Luperto, Pexela, Marin, Ranokia, Maleh, Baldanzi, Shpendi, Kambiagi.

Trajner: Aurelio Andreaxoli

INTER: Zomer, Pavar, Açerbi, Bastoni, Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

RENDITJA:

578

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"