VIDEO/ Interi mposht Slavian e Olainkës, Barcelona thyen Dortmundit. Ja rezultatet e plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 23:01

VIDEO/ Interi mposht Slavian e Olainkës, Barcelona thyen Dortmundit. Ja rezultatet e plota

U luajtën mbrëmjen e sotme, gjashtë takimet e tjera të vlefshme për raundin e pestë në fazën e grupeve të Champions League.

uefa champions league

Interi mposhti pastër me shifrat 1-3 Slavian e Pragës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në grup. Golit të Lautaros në minutën e 19-të, iu përgjigj Suçek në minutën e 37-të, me penallti e cila u fitua nga Olainka.

Gjithsesi, në fundin e takimit Interi arriti të siguronte edhe fitoren. Romelu Lukaku shënoi të dytin në minutën e 81-të, ndërsa Lautaro shënoi të tretin në minutën e 88-të. Në takimin tjetër të këtij grupi, Barcelona mposhti 3-1 Borusian e Dortmundit. Suarez, Grizman e Mesi shënuan për katalanasit, ndërkohë goli i Sanços nuk mjaftoi për verdhezinjtë. Pas 5 ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Interi i dyti me 7 pikë. Po kaq pikë ka edhe Dortmundi, por mbetet në vendin e tretë. Vetëm vendi i fundit për Slavian me 2 pikë.

Në takimet e tjera, Liverpuli dhe Napoli barazuan 1-1, ndërkohë që Ajaksi fitoi 0-2 në fushën e Lilës. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

REZULTATET LIVE

FT | Barcelona-Dortmund 3-1

Suarez 29′, Mesi 33′, Grizman 67′ / Sanço 77′

FT | Slavia Pragë-Inter 1-3

Suçek pen. 37′ / Lautaro 19′, 88′, Lukaku 81′,

FT | Liverpul-Napoli 1-1

Lovren 65′ / Mertens 21′

FT | Lilë-Ajaks 0-2

 / Zieh 2′, Promes 59′

FT | Lajpcig-Benfika 2-2

 Forsberg pen. 89′, 96′ / Pici 20′, Vinicius 59

FT | Genk-Salcburg 1-4

 Samata 85′ / Daka 43′, Minamino 45′, Huang 69′, Haland 87′

 

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA – DORTMUND

Barca

SLAVIA PRAGË – INTER

Slavia - Inter

LIVERPUL – NAPOLI

Liverpul-Napoli

LILË – AJAKS

lILE

GENK – SALCBURG

sALCBURG

LAJPCIG – BENFIKA

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"