VIDEO/ Interi mposht Dortmundin, Olainka i fal fitoren Barcelonës. Liverpuli bën “poker”, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 23:10

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin, Olainka i fal fitoren Barcelonës. Liverpuli bën “poker”, ja të gjitha rezultatet

Interi ka arritur të marrë një fitore të artë ndaj Dortmundit në fushën e vet, me rezultatin 2-0 dhe kështu është futur në garë për vendin e dytë.

inter

Skuadra e Kontes me dy gola të Lautaro Martinezit dhe të Kandrevës ka arritur të marrë triumfin me shumë vlerë. Ndërkaq në pjesën e dytë Lautaro Martinez ka humbur penallti.

Nga ana tjetër Barcelona ka mundur me shumë vështirësi Slavia Pragën, me rezultatin 1-2. Olainka me autogolin e dytë i dha fitoren katalanasve.

Gjithashtu Napoli ka mundur Salcburgun 2-3, aty ku Haland shënoi sërish, këtë herë dopietë. Por, Mertens dhe Insinje i dhanë trepikëshin napoletanëve.

Ndërkohë Liverpuli mundi Genkun në transfertë me rezultatin bindës 1-4.

Rezultatet:

 

BENFIKA- LION 2-1
(Silva 4′, Pizi 86’/ Depaj 70′)

GENK-LIVERPUL 1-4
(Odej 88’/Çamberlejn 2′, 57′, Mane 77′, Salah 87′)

 INTER-DORTMUND 2-0
(Lautaro 22′, Kandreva 89′)

 LILË- VALENCIA 1-1
(Ikone 95′ /Çerishev 63′)

LIVE| SALCBURG- NAPOLI 2-3
(Haland 40′ (p), 72’/ Mertens 17′, 64′, Insinje 73′)

LIVE| SLAVIA PRAGËS-BARCELONA 1-2
(Boril 50’/ Mesi 3′, Olainka (aug) 57′)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"