VIDEO/ Interi “humbet rrugën”, lëshon ndaj Veronës dhe e shikon veten në vendin e… katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 23:46

VIDEO/ Interi “humbet rrugën”, lëshon ndaj Veronës dhe e shikon veten në vendin e… katërt

Një tjetër rezultat zhgënjyes i Interit! E nisën me objektiva madhore, por zikaltërit tashmë e shohin veten në vendin e katërt. Skuadra e Antonio Kontes, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit në transfertë.

bandicam 2020-07-09 23-43-29-156

Edhe pse arritën të përmbysnin disavantazhin e pjesë së parë, në vetëm 6 minuta, Interi nuk arriti të menaxhojë rezultatin, duke u shtangur në minutën e 87-të nga portugezi Migel Veloso pas asistit mjaft të bukur të Rrahmanit.

bandicam 2020-07-09 23-43-20-868

Një rezultat ky “djeg” shumë për zikaltërit, të cilët e shikojnë veten në vendin e katërt. Vlen të theksohet se në pjesën e parë Verona ishte superiore. Një paraqitje dinjitoze edhe për Marash Kumbullën, i cili u zëvendësua në minutën e 84. Sfidën e radhës zikaltërit do ta luajnë në shtëpi ndaj Torinos, ndërkohë që Verona është mysafire në Firence, përballë Fiorentinës.

 

FT: VERONA – INTER 2-2

Lazoviç 2′, Velozo 87′  / Kandreva 49′,  Dimarko 55′ (Autogol)

FORMACIONET ZYRTARE:

VERONA: Silvestri, Faraoni, Kumbulla, Rrahmani, Pesina, Zakanji, Veloso, Ambrabat, Ginter, Lazoviç, Stepinski

INTER: Handanoviç, De Vraj, Godin, Shkrinjar, Jang, Kandreva, Galjardini, Brozoviç, Valero, Sançez, Lukaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"