VIDEO/ Interi “fshin” Fiorentinën nga Kupa e Italisë, Napoli i Hysajt “thirrje për betejë” zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:06

VIDEO/ Interi “fshin” Fiorentinën nga Kupa e Italisë, Napoli i Hysajt “thirrje për betejë” zikaltërve

Interi siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë duke mposhtur me rezultatin 2-1 Fiorentinën
në “San Siro”.
1-1

Pas një aksioni të gjatë, Antonio Kandreva çoi deri në fund përpjekjet e skuadrës së tij duke shënuar në minutën e 44-ë.

Me fillimin e pjesës së dytë, qendërmbrojtësi Martin Kaseres arriti të barazonte takimin pas një goditje nga këndi duke kërcyer mbi mbrojtësit rivalë duke shënuar me kokë.

Megjithatë, mesfushori zikaltër Nikolo  Barela riktheu zikaltërit në avantazh duke lëshuar një predhë në hyrje të zonës.

Skuadra e Antonio Kontes do të përballet në fazën gjysmëfinale me Napolin, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë klasikja e futbollit italian Milan Juventus.

barela

 

INTER-FIORENTINA 2-1
Golashënues: Kandreva 44′, Barela 67’/ Kaseres 60′

Formacionet zyrtare:

Inter (3-4-1-2): Handanoviç; Godin, Ranokia, Bastoni, Kandreva, Vesino, Barela, Eshli Jang, Sançez, Lukaku, Lautaro.

Fiorentina (3-5-2) : Terrasiano; Milenkoviç, Çekerini, Kaseres, Lirola, Benasi, Pulgar, Badelj, Dalbert, Kieza, Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"