VIDEO/ Interi është katastrofë, Parma e mund me një perlë brenda në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 16:59

VIDEO/ Interi është katastrofë, Parma e mund me një perlë brenda në “San Siro”

Interi vazhdon me paraqitjet zhgënjyese në Seria A, në këtë nisje të sezonit. Në shtëpi ndaj Parmës, zikaltrit u mundën me shifrat 0-1, ku mjaftoi një gol i Dimarkos në minutën e 79-të, e cila duhet theksuar se ishte një goditje fantastike nga jashtë zone.

dimarko

Gjatë ndeshjes, ishte ekipi i Spaletit ai që pati iniciativën, teksa kishte edhe disa raste flagrante për të shënuar, por deri në fund, nuk ia dolën të shënonin të paktën një gol. Për Parmën, kjo ishte fitorja e parë, pas një barazimi dhe dy humbjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"