VIDEO/ Interi e mposhti, por italianët vlerësojnë Berishën: Po të mos ishte për pritjet e tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 19:38

VIDEO/ Interi e mposhti, por italianët vlerësojnë Berishën: Po të mos ishte për pritjet e tij…

Etrit Berisha ishte titullar për Spalin, në humbjen 2-1 në “San Siro” përballë Interit.

berisa

Edhe pse zikaltrit dolën fitimtarë nga sfida, me dy gola të shënuar nga Lautaro Martinez, gardiani shqiptar vlerësohet për paraqitjen e tij në fushë.

spal

Pas ndeshjes, Berisha merr notën 6.5 nga “tuttomercatoweb”, ndërkohë që ky është vlerësimi për të: “I mban shokët në lojë deri në fund të ndeshjes me disa pritje të mëdha. Nëse nuk do kishte qenë për të, ndeshja do kishte përfunduar me një fitore më të thellë për Interin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"