VIDEO/ Interes i madh për ndeshjen me qipriotët, tifozët e Vllaznisë krijojnë radhë të gjata për një biletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 14:47

VIDEO/ Interes i madh për ndeshjen me qipriotët, tifozët e Vllaznisë krijojnë radhë të gjata për një biletë

Vllaznia do të luajë ditën e enjte ndeshjen e kthimit me skuadrën qipriotë të AEL Limasolit në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’.

rr

Ditën e djeshme, klubi shkodran bëri një njoftim për tifozët mbi çmimin e biletave të cilat varionin nga 300 lekë deri në 5 mijë lek të reja në tribunën VIP. Por ditën e sotme, tifozët shkodran janë vërsulur drejt sporteleve për të siguruar një biletë pas ndeshja ka mjaft interes. Në një video të faqes ‘’Sport nga Bajraktari’’, shikohet radha e madhe e krijuar nga tifozët e Vllaznisë për të siguruar një biletë.

tv

Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë në këtë ndeshje pasi vjen nga humbje minimale 1-0 dhe një fitore me po këtë rezultat do ta  çonte ndeshjen në shtesë duke rritur edhe më shumë shanset e shkodranëve për kualifikim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"