VIDEO/ Inter zyrtarizon blerjen e pestë, firmos me talentin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 16:25

VIDEO/ Inter zyrtarizon blerjen e pestë, firmos me talentin 20-vjeçar

Inter ka prezantuar sot përforcimin e pestë në këtë merkato verore. Bëhet fjalë për 20- vjeçarin Lautaro Martinez. Akordimi ishte arritur prej kohësh me Rejsing Avejarde, por nuk ishte bërë ende zyrtare. Megjithatë klubi nga Milano ka bërë një prezantim të lojtarit që luan në repartin e sulmit me pseudonimin e tij “El toro”.

1513419481_137310_1513419584_noticia_normal

Ai ka folur dhe për në intervistën e tij të parë në lidhje me këtë transferim.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Interit, pasi një nga skuadrat më të mëdha në botë. Për zgjidhjen time, por edhe për ambientin zikaltër, kam diskutuar edhe me Diego Militon dhe tani pres të njihem me trajnerin dhe shokët e skuadrës. Dua ta njoh në qetësi kampionatin italian dhe atë që kërkon trajneri nga unë, për t’u përpjekur të jap më të mirën më pas”, u shpreh Lautaro Martinez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"