VIDEO/ Incidenti i pazakontë, 10 lojtarë të PSG-së bllokohen 50 minuta në ashensor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 9:46

VIDEO/ Incidenti i pazakontë, 10 lojtarë të PSG-së bllokohen 50 minuta në ashensor

Një aventurë e çuditshme për 10 prej futbollistëve të PSGsë në vigjilje të ndeshjes kundër Lajpcigut në Champions. Kurzava postoi një video nga ashensori i hotelit ku francezët ishin akomoduar në Lajpcig, i cili mbeti i bllokuar për 50 minuta rreth orës 21:00 të ditës së martë, pasi miqtë kishin kryer seancën e fundit stërvitore.

35247704-0-image-a-5_1604498064878.jpg

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë skuadrën e Tomas Tuhelit prej andej. Kurzava zbuloi edhe emrat e shokëve të përfshirë në këtë incident të pakëndshëm, i cili gjithsesi u prit me humor prej tyre, duke i etiketuar ata në videon e postuar në “Instagram”: Kimpembe, Markinjos, Di Maria, Paredes, Dialo, Ken, Gueje, Dagba dhe Ruiz-Atil.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"