VIDEO/ Incidentet para derbit, policia arreston tifozët e kuq. Në komisariat edhe zv.trajneri i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 18:51

VIDEO/ Incidentet para derbit, policia arreston tifozët e kuq. Në komisariat edhe zv.trajneri i Tiranës

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Nga jashtë impiantit, raportohet për prani të madhe të policisë, nga frika mes tifozëve “Guerrils” dhe “Fanatics”.

Të dyja grupimet kishin konfirmuar pjesëmarrjen në këtë sfidë, ndërsa para takimit raportohet për disa tifozë të arrestuar të Partizanit, për të shmangur përplasjet.

partizani tifozet

 

 

Nga ana tjetër, klubi i basketbollit të Tiranës, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaron se zv.trajneri i ekipit, është shoqëruar në komisariat, pa arsye. Ndërsa, 4 lojtarë kanë mbetur jashtë Asllan Rusit për 20 minuta, pa ndonjë arsye. Ja postimi i KB Tiranës.

Skandal para derbit!!!!

Zv tranjeri i tiranes shoqerohet ne komisariat pa arsye

4 lojtar te Tiranes kan qendruar per 20 minuta jashte pallatit te sportit ne shi sepse nuk u lejonte hyrja!!!!

Eshte e TURPSHME, nuk ka ndodhur kurr me par nje trajtim i till!!!! Sidomos ndaj KB Tiranes qe gjithmon ka hapur dyert per te mirpritur tifozat dhe lojtaret kundershtar!!!!

Konkluzionet nxirrini vet !!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"