Video ekskluzive/ Përplasja e tifozëve të Partizanit me policinë, ja çfarë ndodhi pas stadiumit “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 23:47

Video ekskluzive/ Përplasja e tifozëve të Partizanit me policinë, ja çfarë ndodhi pas stadiumit “Loro Boriçi”

Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku u luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani 0-2. Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin. Përplasja ka nisur për shkak se dy veta nuk kanë patur maska për t’u ruajtur nga COVID-19.
Sherri logo

Policia i ka gjobitur, por ku veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë.

Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.

Dajlani

Sipas informacioneve të fundit, Dajlani është liruar nga policia, ndërsa personat e tjerë të ndaluar po mbahen për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"