VIDEO/ “Inagurimi më 15 tetor”, merr formë stadiumi i Kukësit pas vendosjes së stolave. Shikoni si duket impianti modern

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 18:10

VIDEO/ “Inagurimi më 15 tetor”, merr formë stadiumi i Kukësit pas vendosjes së stolave. Shikoni si duket impianti modern

Vijojnë punimet me rritme të shpejta në stadiumin e Kukësit, i cili pritet të jetë gati në mesin e muajit tetor. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit.

Stadiumi i Kukesit

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral më cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.

Gjithashtu klubi verilindor konfirmon se inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

? Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po shkojnë drejt përfundimit. Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit ?
? Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.
✂️Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit ??

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"