VIDEO / Imami bën bomberin ndaj Kukësit, Dinamo kthehet përsëri te fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 18:42

VIDEO / Imami bën bomberin ndaj Kukësit, Dinamo kthehet përsëri te fitoret

Një gol i Eni Imamit në minutën e 89 dhe dy pritje të të riut Simoni, kanë siguruar fitoren 1-0 të Dinamos ndaj Kukësit në ndeshjen që mbylli javën e 16 të Superiores.  

kukesi dinamo

Pritej një Dinamo ndryshe pas lëvizjeve të kryera gjatë janarit dhe ashtu ka qenë. Skuadra e Shkëmbit ku debutuan që sot blerjet e reja Lilaj, Denison dhe Rexhinaldo, u shfaq me agresive dhe kërkoi me ngulm golin në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën e Tafas.

Kukësi u përgjigj në pjesën e dytë, duke kërkuar më me ngulm golin, por blutë ishin të vendosur mirë dhe rreziqet para Simonit ishin minimale. Goli i vetëm i sfidës do të vinte në minutat e fundit të saj, kur Imami bëri bomberin me një gjuajtje spektakolare në vijimin e një goditje dënimi.

Më pas, Dinamo mbrojti rezultatin nga sulmet e dëshpëruara të Kukësit, me Simonin i cili u bë protagonist me devijimet e tij duke mbrojtur këtë rezultat që i jep frymëmarrje Dinamos e për më tepër kthen përsëri entuziazmin në radhët e bluve.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

KUKËSI-DINAMO 0-1
89′ Imami

KOMENTI LIVE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.

90’+3’ Përsëri Simoni. Pas një harkimi nga e majta, Feizhao gjuan me kokë por sfera pritet nga portieri në pozicion.

90’+2’ Spektakolar Simoni. Pas një goditje këndi, Sofranac devijon drejt portës së tij, por djaloshi fluturon dhe heq topin që po shkonte drejt trekëndëshit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ GOOOL i Dinamos. Pas një goditje dënimi, topi shkon te Imami i cili në një pozicion diagonal dërgon sferën në rrjetë.

88’ Mihana merr vendin e Ibraimit në fushë te Dinamo.

87’ Një gjuajtje e Hilës devijohet nga Siljanovski dhe kthehet rrezikshëm drejt katërkëndorit të Simonit, por ky i fundit devijon jashtë katërkëndorit, duke larguar rrezikun.

84’ Nga radhët e Dinamos largohet Denison, duke i bërë vend Bardhit në fushë.

83’ Dragoshi hyn në fushë në vend të Gj. Taipit në radhët e Kukësit.

75’ Gjuajtja e Taipit në hyrje të zonës devijohet nga Daci para portës së Simonit, por ai nuk arrin ta kthejë sferën drejt katërkëndorit.

71’ Protesta nga të dy palët. Kukësi kërkon faull në mesfushë të dinamovitëve, ndërsa këta të fundit më pas kërkojnë penallti për një rrëzim të Ibraimit në zonën e Kukësit pas një kundërsulmi të shpejtë. Gjyqtari Xhaja sinjalizon pozicion jashtë loje për sulmuesin dinamovit dhe pastaj i tregon kartonin e verdhë Longos për protestat.

70′ Shkëmbi luan kartën Rexhinaldo, duke hedhur në fushë sulmuesin në vend të Maliqit.

64’ Longo bën ndryshim në radhët e të tijve, duke aktivizuar Dacin në vend të Sulës.

60’ Dy goditje dënimi radhazi për Dinamon, Tafas dhe mbrojtja largojnë me vështirësi topin nga zona pas harkimeve të Ibraimit dhe Denison.

52’ Presing i lartë i Kukësit në fillimin e pjesës së dytë, duke ndalur shpejt ofensivën e Dinamos dhe duke u përpjekur të krijojë rrezikshmëri para Simonit.

47’ Menjëherë rrezikshëm Dinamo me një harkim nga e djathta që gjen Demirin në qendër, por goditja e tij fluturon topin shumë lart mbi traversë.

46’ Rifillon pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime mes skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’+2’ Siljanovski ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Ndrecës dhe menjëherë pas tij ndëshkohet edhe Ibraimi për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja.

45’+1’ Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit në krahun e majtë me Ndrecën i cili hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur kuadratin me diagonalen e tij.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Goditje nga këndi për Dinamon, topi i harkuar në zonë gjen Imamin i cili gjuan me kokë por nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

34’ Faizhao del me shpejtësi para dhe detyron Simonin të largojë sferën me këmbë jashtë zonës. Basha përfiton nga ky largim i topit dhe tenton portën e boshatisur nga distanca, por Sofranac kthehet me shpejtësi dhe me kokë largon sferën nga katërkëndori.

26’ Dominim absolut i Dinamos në këto minuta, duke mbyllur verilindorët në gjysmëfushën e tyre, pa i lejuar të shfaqen rrezikshëm në fazën ofensive e duke u përpjekur vetëm të largojnë topin nga zona e tyre.

20’ Aksion i shkëlqyer i Ibraimit nga e majta. Topi i tij në qendër devijohet nga Samake e mbërrin te Maliqi në të djathtë, por ky i fundit vonohet dhe nuk ia del që të gjuajë drejt kuadratit, duke fituar vetëm një goditje nga këndi.

17’ Goditje dënimi spektakolare e Ibraimit, po aq mirë përgjigjet Tafas i cili grushton jashtë katërkëndorit.

15′ Ndryshim i detyruar te Kukësi, me Milunoviç i cili lë fushën e lojës për dëmtim. Në vend të tij aktivizohet Basha.

9’ Ibraimi me topin në zotërim, Dinamo vazhdon të qarkullojë lojën në mesin e fushës

6′ Sërish rrezikshëm Kukësi me Ibraimin, që depërton bukur brenda zonës, por gjyqtari anësor, sinjalizon pozicion jashtë loje.

5′ Goditjen e parë nga këndi e ekzekuton Kukësi, me Gjelbërim Taipin, por gjyqtari shikon një faull në sulm.

2′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Dinamo, me Sofranac, por mbrojtësi i kryeqytetasve, nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

1′ Ka nisur sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafas, Lulaj, Hila, Bytyçi, Ndreca, Sula, De Lukas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunoviç, Fejzhao
Trajner: D. Longo

Dinamo: Simoni, Sofranak, Imami, Siljanovski, Maliqi, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Denilson, Ibraimi.
Trajner: B. Shkëmbi

kukesi dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"