VIDEO/ Ikardi “vrastar”, Interi mposht Milanin në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 22:34

VIDEO/ Ikardi “vrastar”, Interi mposht Milanin në frymën e fundit

Interi ka mposhtur Milanin me rezultatin 1-0 në derbin e “Madoninës”. Goli i kapitenit Ikardi në minutat e fundit të lojës iu dha fitoren zikaltërve, të cilët e dominuan takimin.

Ikardi

Duhet veçuar një pjesë e parë spektakolare me raste të shumta shënimi dhe 2 gola të anuluar për pozicion jashtë lojë, ndërsa në të dytën ritmi u ul disi dhe rastet ishin me pikatore. Kur u mendua se takimi do të mbyllej në barazim pa gola, ishte Ikardi ai që vendosi me golin e tij, pas krosimit perfekt të Vesinos.

bandicam 2018-10-21 20-45-47-173

Me fitoren e sotme Interi u ngjit në kuotën e 19 pikëve, 6 më pak se Juventusi i vendit të parë dhe 2 më pak se Napoli i vendit të dytë. Ndërkohë Milani është pozicionuar në vendin e 12 më 12 pikë në 8 ndeshje. Zikaltërit në ndeshjen e ardhshme do të luajnë ndaj Lacios në transfertë, ndërkohë që Milani pret Sampdorian.

INTER-MILAN 1-0 

Ikardi 90+1′

77′ Rast i mirë për Interin, Valero nuk koordinohet saktë para portës.

62′ Interi krijon herë pas here raste të rrezikshme në portën e Milanit, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

46′ Starton pjesa e dytë, Interi menjëherë në sulm.

Mbylle pjesa e parë. Një ndeshje spektakolare ku nuk kanë munguar rastet e shumta të shënimit. 

42′ Një tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje, tani është radha e Musakios që e dërgon topin në rrjetë, por goli s’vlen.

 

34′ Shtylla i mohon golin e avantazhit mbrojtësit Stefan De Vraj. Me fat Milani.

 

30′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet Naingolan i dëmtuar, në fushë Borja Valero.

Rexha

GOLI I ANULUAR I IKARDIT: 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Inter (4-2-3-1): Handanoviç; Vrsaljko, de Vrij, Skriniar, Asamoa, Vesino, Brozoviç, Politano, Naingolan, Perisiç, Ikardi Trajner: L. Spaleti

Milan (4-3-3): Donaruma, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bilja, Bonaventura, Suso, Higuain, Çalhanoglu Trajner: Xh. Gatuso

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"