VIDEO/ Ikardi e bën baltë, Interi e Milani e mbyllin në paqe

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 4, 2018 | 20:32

VIDEO/ Ikardi e bën baltë, Interi e Milani e mbyllin në paqe

Milani dhe Interi e mbyllën në paqe derbin e prapambetur të javës së 27-të, me rrjeta të paprekura. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, duke sulmuar nga të dyja portat, por në fund, për të dy skuadrat që kanë si objektiv zonën Champions, u nda nga një pikë.

milan inter

Në të parën, Ikardit iu anulua një gol me VAR, që në fakt ishte pozicion jashtë loje. Pjesa e dytë, pa përsëri protagonist argjentinasin Ikardi, që humbi dy raste të pastra, me portën e boshatisur, pothuajse identike. Pas kësaj ndeshje, Interi mbetet në vendin e 4-t me 59 pikë, ndërsa Milani në të gjashtin me 51 pikë.

Në takimet e tjera, Benevento e Xhimshitit fitoi 3-0 ndaj Veronës, ndërsa Ajeti e nisi si titullar me Krotonen përballë Torinos, por u mund thellë me shifrat 4-1. Sfida tjetër mes Kievos dhe Sasuolos u mbyll në barazim 1-1.

Për të theksuar është gol i anuluar i Ikardit në minutën e 38-të nga teknologjia VAR

.






www.minuta90.com