VIDEO/ Ikardi dopietë përballë Berishës, dorëzohet portieri shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 22:51

VIDEO/ Ikardi dopietë përballë Berishës, dorëzohet portieri shqiptar

U luajt sfida e javës së 13-të, në Seria A, mes Interit dhe Atalantas. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, kjo falë edhe pritjeve të portierit shqiptar, Etrit Berisha, në të dytën, Mauro Ikardi nuk e fali më Atalantan.

ikardki

Dopieta e argjentinasit brenda 9 minutave, e çoi Interin në kuotën 33 pikëve, dhe vazhdon ndjekjen e Napolit, e cila kryeson me 2 pikë më shumë.

Nga ana tjetër, Berisha u dorëzua pas goditjeve të shumta që i erdhën në portë, dhe nuk kishte çfarë të bënte më. Atalanta e tij mbetet në vendin e 11-të, me 16 pikë në total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"