VIDEO/ Idrizi deklaroi se do bojkotojë dëgjesën për stadiumin e ri të Flamurtarit, ja çfarë thotë Duka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 11:52

VIDEO/ Idrizi deklaroi se do bojkotojë dëgjesën për stadiumin e ri të Flamurtarit, ja çfarë thotë Duka

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi në një intervistë për “Panorama Sport” deklaroi se do të bojkojtë dëgjesën e “Vlora Sport”, për stadiumin e ri të Vlorës.

ipiccy_image

“Unë do të jem në sallë dhe do të bojkotoj, jo vetëm atë që do të vijë nga FSHF-ja për të mbajtur fjalën e rastit, por do të bojkotoj edhe jurinë”, deklaroi Idrizi.

Por sot presidenti i FSHF-së Armand Duka, i është përgjigjur deklaratës së presidentit të klubit vlonjat. Ai ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar dhe se nuk ka përplasje me të.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e Idrizit, do të vazhdojmë me ceremoninë dhe pastaj do të flasim. Unë nuk kam përplasje”, deklaroi shkurtimisht Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"