VIDEO/ Ibra “sulmon” ish-mesfushorin e Romës: I duket vetja filozof, ligjin e bëj unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:11

VIDEO/ Ibra “sulmon” ish-mesfushorin e Romës: I duket vetja filozof, ligjin e bëj unë

Zllatan Ibrahimoviç është nga ata që dinë të prodhojnë lajm. Suedezi njihet për egon e tij të jashtëzakonshme dhe këtë e shfaq edhe në konferencën e përfundimit të ndeshjes mes Torontos dhe LA Galaksi, takim që përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të Torontos.

DnNGOoMX4AEqHOm

Majkëll Bradlei  pati një debat me tone të ashpra me Ibrahimoviç gjatë lojës dhe shtatlarti nuk mund të rrinte pa komentuar. “Bradleit i duket vetja sikur është ndonjë filozof futbolli. Më duket se ai harron se unë kam shënuar më shumë gola sesa ai ka luajtur ndeshje gjithë karrierën e tij. Ligjin e bëj unë këtu”, ishte mesazh i qartë i 36 vjeçarit.Gjatë këtij takimi Ibrahimoviç shënoi një gol spektakolar me veprim akrobatik, që përkonte me golin e tij të 500 në karrierë.

Debati me Bradlein


Goli i 500-të

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"