VIDEO/ Ibra jep deklaratën e vitit: Luanët nuk rikuperohen ashtu si njerëzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 19:54

VIDEO/ Ibra jep deklaratën e vitit: Luanët nuk rikuperohen ashtu si njerëzit

Pas ndeshjes me Njukasëllin, ku u kthye në fushë pas 7 muajsh prej dëmtimit, suedezi Ibrahimoviç, lëshoi një tjetër deklaratë, nga ato që di të japë vetëm ai.

Ibra

Teksa u pyet nga gazetari, se ishte diçka fantastike që u rikthyet në fushë, por a e mendonte se ndoshta mund të mos kthehej, përgjigja e Ibras ishte vërtetë epike. Ai shprehet: “Nuk e mendoja këtë gjë, pasi luanët nuk rikuperohen ashtu si njerëzit prej dëmtimeve. Këtu kemi të bëjmë me gjëra luanësh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"