VIDEO/ I shoqëruar nga dy futbollistët e Argjentinës, ish-sulmuesi zikaltër shfaq talentin edhe si… DJ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 11:17

VIDEO/ I shoqëruar nga dy futbollistët e Argjentinës, ish-sulmuesi zikaltër shfaq talentin edhe si… DJ

Papu Gomez po shijon pushimet e tij, teksa ndodhet i shoqëruar edhe me dy bashkombasit e tij te Argjentina, Nikolas Otamendi, mbrojtësi i Benfikës dhe mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes.

go

Sulmuesi i Seviljës, Papu Gomez është shfaqur në rolin e “DJ” në një festë teksa ka shfaqur talentin jo vetëm në futboll, por edhe në këtë profesion.

Video është publikuar nga Paredes në “Story” të profilit të tij të rrjetit social “Instagram” teksa është bërë menjëherë virale.

Ish-sulmuesi i Atalantës, në sezonin që përfundoi me fanellën e Seviljës në La Liga u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar gjithsej dhe 1 asist.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"