VIDEO/ I prishën punë Italisë, trajneri i Zvicrës falenderon Irlandën e Veriut me…çokollata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 19:00

VIDEO/ I prishën punë Italisë, trajneri i Zvicrës falenderon Irlandën e Veriut me…çokollata

Irlanda e Veriut barazoi ndaj Italisë në një ndeshje deçisive për kualifikueset e Botërorit. Italianëve tani u duhet të luajnë ‘play-off’ për të kaluar më tej. Nga kjo ndeshje më e kënaqura ishte Zvicra e cila u kualifikua direkt. Si shenjë falënderimi, trajneri Murat Jakin u ka dërguar irlandezeve një dhuratë.

pjimage (1)

Tekniku kishte premtuar se do të dërgonte çokollata në Irlandën e Veriut nëse ata do të ndihmonin Zvicrën që të kualifikohej direkt. Në një video të postuar në rrjetin  social ‘Twitter’, Murat Jakin dërgon 9.3 kilogramë çokollatë.

Irlanda e Veriut barazoi pa gola ndaj Italisë në grupin C dhe si rrjedhojë bëri të mundur që Zvicra të kualifikohej si kokë grupi me 18 pikë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"