VIDEO/ I pamposhtur në boks, ylli i “YouTube” mund legjendën e UFC-së dhe i bën thirrje Nejt Diaz: Boll u bëre ku*vë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 13:32

VIDEO/ I pamposhtur në boks, ylli i “YouTube” mund legjendën e UFC-së dhe i bën thirrje Nejt Diaz: Boll u bëre ku*vë

Ylli i “YouTube”, Xhejk Pol arriti një tjetër fitore në boks, kësaj radhe duke mundur legjendën e UFC-së, Anderson Silva, me anë të vendimit unanim.

jake paul

Kjo ishte fitorja e 6-ë e Pol në po kaq përballje, duke vazhduar të qëndrojë i pamposhtur që nga nisja e karrierës së tij në këtë sport.

Në fund të duelit, ai i bëri thirrje yllit të UFC-së, Nejt Diaz dhe kampionit të Botës në boks, Kanelo Alvarez.

“Unë dua Nejt Diazin, i cili është një ku*vë. Ai u përpoq të vinte në dhomën time të zhveshjes, u përpoq të bënte disa trazira. Më pas u largua siç bën gjithnjë. Kështu që Nejt Diaz, boll u bëre ku*vë dhe eja lufto me mua. Edhe ti gjithashtu Kanelo”, ishin fjalët e Pol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"