VIDEO/ I njëjti avaz, Shqipëria barazohet në frymën e fundit në Estoni. E mbyll grupin në vendin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 19:56

VIDEO/ I njëjti avaz, Shqipëria barazohet në frymën e fundit në Estoni. E mbyll grupin në vendin e…

Shqipëria e mbylli me një barazim fushatën kualifikuese për Europianin e U-21, në grupin B. Ndaj Estonisë, kuqezinjtë e mbyllën me shifrat 2-2 në transfertë, teksa u barazuan vetëm në sekondat e fundit.

bandicam 2018-10-16 19-54-04-805

Seferi kaloi në avantazh ekipin e Bushit në të 12-tën, pas një inkursioni të shpejtë nga e majta, por Estonia barazoi me Livak në minutën e 32-të. Në fund të pjesës së parë, i njëjti futbollist gaboi nga pika e bardhë për vendasit, pas një 11-metërshi të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari.

Në të dytën, loja ishte e barabartë, dhe Kastrati sa herë u thirr në detyrë, u tregua i gatshëm. Në minutën e 69-të, ishte përsëri Seferi, që me një të djathtë nga brenda zone nuk gaboi, dhe çoi përsëri në avantazh Shpresat.

Teksa gjithçka po shkonte drejt mbylljes së kësaj fushate me një fitore në transfertë, erdhi përsëri goli i Livak, në minutat e fundit, zakon për këtë Kombëtare të pësojë në fund tashmë, dhe ndeshja u mbyll në shifrat 2-2.

Shqipëria e mbyll në vendin e parafundit në grup, me 7 pikë, ndërkohë kjo është tabloja e plotë e grupit.

bandicam 2018-10-16 18-12-12-311

Estoni U21-Shqipëri U21 2-2

GOL: Livak 32′ , 87′ / Seferi 12′, 69′

Mbyllet takimi. Estoni U21-Shqipëri U21 2-2

90′ 4 minuta shtesë.

87’ Ndëshkohemi përsëri në fund. Me kokë Livak pas një goditje këndi, çon topin në cepin e portës së Kastratit.

80′ Zëvendësimi i fundit, Selahi në vendin e Malës.

69’ Seferi shënon golin e dytë, me një goditje nga brenda zone me të djathtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.

56′ Del nga fusha e lojës Jarva, futet Klein.

46′ Bushi e nis me dy zëvendësime pjesën e dytë. Dalin Sahiti e Kryeziu, futen Doka dhe Zeka.

45+2’ Estonia humb penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë. Livak e merr përsipër, por gjuan jashtë kuadratit të Kastratit

Livak 32′ /  Livak përfiton nga një kthim i gabuar i topit tek portieri Kastrati, dhe lojtari i Estonisë nuk e ka aspak të vështirë të shënojë golin e barazimit.

Seferi 12′ /  Top i gjatë për Seferin në të majtë, ai shkëputet mirë dhe ia del të shënojë përballë portierit kundërshtar.

 

FORMACIONET

Estonia U21: Vaikla, Lilander, Purg, Kusk, Jarvelaid, Slein, Kaldma, Ainsalu, Riberg, Jarva, Livak. Trajner: Karel Volaid

Shqipëria U21: Kastrati, Kryeziu, Maloku, Tafa, Toli, Seferi, Laçi, Bare, Mala, Mucolli, Sahiti. Trajner: Alban Bushi

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"