VIDEO/ I ndërpreu intervistën, Murinjo tërbohet me Pogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 15:05

VIDEO/ I ndërpreu intervistën, Murinjo tërbohet me Pogba

Zhoze Murinjo është tërbuar me Pol Pogbanë, pasi ai i ndërpreu intervistën me “BBC”-në pas fitores 2-1 ndaj Liverpulit më 10 mars. Trajneri i Mançester Junajtid ndodhej duke kryer detyrën e tij përpara mediave, ndërkohë që mesfushori francez, i cili mungoi në atë ndeshje për shkak të një dëmtimi, iu afrua në tunel për t’i dhënë dorën, madje e tërhoqi edhe drejt vetes.

Murinji

Ndonëse portugezi u duk se e priti me humor (qeshi, madje i shkeli edhe syrin) gjestin e futbollistit, i cili nuk po kalon një moment të mirë në “Old Trafford”, mediat angleze kanë mësuar më vonë se ai është tërbuar me 25- vjeçarin dhe në dhomat e zhveshjes i ka bërë një dush të ftohtë, duke e quajtur një sjelle të parespektueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"