VIDEO/ I mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, futbollisti shqiptar gjen rrugën në kampionatin japonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 15:49

VIDEO/ I mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, futbollisti shqiptar gjen rrugën në kampionatin japonez

Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin japonez me skuadrën e Shimizu në triumfin 0-2 ndaj Gamba Osaka. 30-vjeçari u fut në fushë në minutën e 69-të, teksa në të 73-tën arriti të shënonte pas asistit të Karlinjos.

kololli

Ky ishte goli i tretë në 13 ndeshje për Kolollin, që iu bashkua skuadrës japonezë vitin e shkuar nga radhët e Zyrihut.

Shimizu pas 25 ndeshjeve renditet në vendin e 12-të me 27 pikë, teksa shqiptari i Kosovës kërkon të shndërrohet në lider te skuadra e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"