VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 9 minuta, Manaj debuton me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 0:37

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 9 minuta, Manaj debuton me gol

Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në takim e parë me fanellën e Albacetes në La Liga2. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua nga Granada te Albacete, u hodh në fushë në minutën e 76-të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar lushnjarit, për të shënuar, duke barazuar shifrat në 1-1 ndaj Deportivo La Korunjës.

manaj

Manaj shënoi nga pika e bardhë e penalties në minutën e 85-të duke i vulosur shifrat në 1-1. Ky ishte goli i parë me fanellën e Albacetes në kampionat duke e nisur kështu në mënyrën e duhur aventurën e re.

Sfidën e radhës skuadra e shqiptarit do ta luajë në transfertë ndaj Las Palmas, teksa sulmuesi shpreson ta nisë si titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"