VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 30 sekonda, Uerdi Mara e bën “sefte” në elitën e futbollit bullgar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 20:35

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 30 sekonda, Uerdi Mara e bën “sefte” në elitën e futbollit bullgar

Talenti maliqar, Uerdi Mara, e ka bërë sefte në elitën e futbollit bullgar, duke gjetur golin e parë me fanellën e Beroes. Vetëm 30 sekonda në fushë i mjaftuan ish-mesfushorit të Skënderbeut për të tundur rrjetën. 

Maraaa

Mara u aktivizua në minutën e 62-të, teksa menjëherë pas aktivizimit, në aksionin e radhës, tundi rrjetën pas asistit të Vasilev.  

Mara

Kjo ishte ndeshja e gjashtë e 24-vjeçarit me fanellën e skuadrës bullgare. Kujtojmë që Mara është i huazuar te skuadra e Beroes nga skuadra turke e Keciorengucu. Në sezonin e kaluar, kur skuadra e Skënderbeut, ishte në elitën e futbollit korçar, mesfushori nga Maliqi, ishte një nga më të dalluarit, teksa në përfundim të sezonit u transferua në Turqi.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"