Postuar: Tetor 19, 2021 | 13:02
VIDEO/ “I lindur për dasma”, te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes
Amir Rrahmani ka fituar një vend titullari te Napoli teksa skuadra e Spaletit po shkëlqen duke grumbulluar 24 pikë pas 8 ndeshjesh.
Ish-mbrojtësi i Partizanit gjen vend dhe për relaks teksa videoja e fundit e shpërndarë nga Rrahmani është mjaft e bukur.
Kapiteni i Kosovës ka filmuar shokun e skuadrës Elif Elmas i cili kërcen në ritmin e këngëve shqiptare. ”I lindur për dasma” shkruan Rrahmani ndërsa në video shikohet mesfushori nga Maqedonia e Veriut teksa kërcen dhe njëkohësisht përpiqet të këndojë në shqip duke krijuar një situatë mjaft qesharake.
Napoli po shijon formën e shkëlqyer që po kalon në kampionat duke qenë e vetmja skuadër e pagabueshme në Europë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"