VIDEO / I kalon topin mes këmbëve dhe e plasin në tokë, Keidi Bare fiton penallti për Espanjolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 22:16

VIDEO / I kalon topin mes këmbëve dhe e plasin në tokë, Keidi Bare fiton penallti për Espanjolin

Keidi Bare është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Espanjol dhe po shkëlqen që në edicionin e tij të parë në La Liga. Mesfushori i përfaqësues shqiptare është padyshim motori i mesfushës së skuadrës katalanase, duke sakrifikuar në mbrojtje dhe në sulm, ku ka filluar të bëhet pak nga pak vendimtar me lëvizjet e tij,

bare

Në ndeshjen e sotme ndaj Elçe, Bare ia doli që në fund të pjesës së parë ku skuadra e tij po mundej 2-0, të kthente në lojë ekipin duke fituar penallti. Ai e bëri këtë me një lëvizje spktakolare ndaj Gonzalo Verdu, duke i kaluar topin mes këmbëve për t’u futur në zonë dhe mbrojtësi kundërshtar nuk pa mënyrë tjetër për ta ndalur përveçse duke e plasur në tokë mesfushorin.

Gjyqtari Gil Manzano bëri shenjë nga penalltia dhe pasi rishikoi pamjet në VAR nuk ndryshoi vendim. Raul De Tomas nuk gaboi nga pika e bardhë e kështu Espanjol shkurtoi diferencën pak çaste para pushimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"