VIDEO/ I ka shënuar supergol me roveshatë Lituanisë, Abazi: Ju tregoj 3 trajnerët heronj të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 19:54

VIDEO/ I ka shënuar supergol me roveshatë Lituanisë, Abazi: Ju tregoj 3 trajnerët heronj të Shqipërisë

Eduart Abazi i ka shënuar një gol mjaft të bukur me roveshatë, skuadrës së Lituanisë, në triumfin 1-0 që kuqezinjtë arritën në 3 qershor të vitin 1992. Në një prononcim për “Supersport”, Abazi, i cili jeton prej shumë vitesh në Portugali, foli në lidhje me këtë gol, teksa cilësoi 3 trajnerët shqiptarë që kanë drejtuar Shqipërinë, si 3 heronjtë shqiptarë që kanë drejtuar Kombëtaren në momente tepër të vështira, ku nuk kishte rregull. Ai gjithashtu foli edhe për skuadrën aktuale të Shqipërisë dhe ndeshjen e sotme, duke u shprehur:

bandicam 2020-09-07 19-44-01-325

“Është një gjest teknik i momentin. E kam shprehur dhe njëherë tjetër. Është e vetmja lojë e Shqipërisë, që gjatë 90 minutave ka luajtur në gjysmëfushën e kundërshtarit. Kjo dhe ndaj Moldavisë. Shqipëria do të jetë shumë krenarë për Hafizin, Birçen, Bajko. Këto kanë qenë padronët e një Shqipërie pa organizim dhe strukturë. Këta trajnerët janë heronjtë e Shqipërisë dhe meritojnë një status sicc e kanë në vendet e tjera.

bandicam 2020-09-07 19-42-45-729

Ne duhet të jemi krenar për çdo lloj fitore që merr Shqipëria, sepse jemi shqiptar. Unë personalisht nuk e njoh fare ekipin shqiptar. Kam 20 e ca vite që nuk e ndjek. Kam shumë dëshirë që këto djemtë e rinjtë që luajnë në Itali, me kushte të mira, të tregojnë kualitetin e tyre. Ekipi Kombëtar ka specifikën e tij. Është e vështirë të bësh zgjedhjet e duhura në momentet e duhura. Në Bjellorosi fitorja të kënaq. Nga ndeshja në ndeshje duhet të përforcohet loja. E shikoj lojë shumë të vështirë.

Në futboll ka eufori. Na favorizoi edhe ndeshje e Kazakistanit. Duhet të kemi një filozofi të lojës tonë. Nuk e kemi një ide fiks të futbollit. Jam i bindur krejtësisht që fiton Shqipëria. Si shqiptar jam gjithmonë tifoz i Shqipërisë, pavarësisht kush e udhëheq. Çdo sukses i Shqipërisë, është çdo sukses i çdo qytetari tjetër. Nuk ka fanellë tjetër përveç asaj kuqezi”, u shpreh Abazi.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"