VIDEO/ I ka marrë vendin te Barcelona, shihni se si Mesi injoroi në fushë Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:02

VIDEO/ I ka marrë vendin te Barcelona, shihni se si Mesi injoroi në fushë Levandovskin

Minuat e fundit të sfidës mes Argjentinës dhe Polonisë kanë dhuruar një episod shumë të veçantë. Mesi kishte marrë topin ndërsa ndaj tij bëri faull ai që i ka marrë vendin në radhët e Barcelonës si lideri i sulmit, Robert Levandovski.

leva mesi

Gjyqtari vërshëlleu në ato çaste një faull për argjentinasin i cili nuk u duk shumë i kënaqur nga ndërhyrja e lojtarit polak.

Levandovski u mundua të shfajësohej dhe shkoi t’i fliste, por Mesi as që ktheu kokën drejt lojtarit të Polonisë, duke e injoruar plotësisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"