VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë. Shikoni momentin kur Armando Broja largohet nga fusha si hero, por i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 17:45

VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë. Shikoni momentin kur Armando Broja largohet nga fusha si hero, por i dëmtuar

E sotmja ishte ditë e veçantë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja i cili debutoi si titullar në Premier Ligë me fanellën e Sauthemptonit.

bandicam 2021-10-16 17-38-48-345

Broja u bë protagonist duke shënuar golin e avantazhit për Sauthemptonit në minutën e 53-të të takimit, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës vendase.

Por jo gjithçka shkoi siç duhet për 21-vjeçarin, i cili në minutën e 81-të u largua nga fusha e lojës i dëmtuar.

I gjithë stadiumi u çua në këmbë në këtë moment, për të duartrokitur Brojën që dhuroi një performancë fantastike në këtë ndeshje.

Momenti kur Broja largohet i dëmtuar nga fusha dhe duartrokitet nga tifozët on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"