VIDEO/ I gjakosur dhe “KO” që në raundin e dytë, MekGregor “gjunjëzohet” para Poirier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:55

VIDEO/ I gjakosur dhe “KO” që në raundin e dytë, MekGregor “gjunjëzohet” para Poirier

Konor Mek Gregor është befasuar mëngjesin e sotëm, teksa është mposhtur në UFC nga amerikani, Djustin Poirier. Ky i fundit është shfaqur në një formë të shkëlqyer, duke  fituara me “KO”, ndaj irlandezit që në raundin e dytë.

poirier mecgregor

Ndeshja nisi që në fillim vrullshëm, ku MekGregor, e filloi me disa grushte të shpejta, ndërkohë që Poirier, luftonte në kundërsulm dhe shfrytëzonte hapësirat që i liheshin nga kundërshtari, për ta goditur atë në pikat e dobëta. Kështu u mbyll raundi i parë, ndërsa i dyti ishte tjetër histori.

Ishte përsëri MekGregor që e nisi fuqishëm, me grushte dhe shkelma, por amerikani nuk u ndal dhe afër fundit të raundit të dytë, sulmon me grushte të shpejta irlandezin, duke ia bërë të pamundur të reagonte.

Mek Gregor e kishte të pamundur të qëndronte në këmbë pas gjithë atyre grushteve, dhe ashtu i gjakosur siç ishte, bie  nokaut në raundin  e dytë, duke i dhuruar fitoren Poirier, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"